REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leja e ndërtimit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Planifikimit Hapsinor, Ndërtimit dhe Banimit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi se ndertesat janë të sigurta dhe në përputhje me Kodin e ndërtimit. Leja ndërtimore ju siguron se ndërtimi juaj ndërtohet në vendin e duhur, përmirëson cilësinë e jetës për të gjithë qytetaret dhe ruan tokën bujqësore dhe resurset natyrore, si dhe për të mundësuar implementimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor. Ministria është kompetente për dhënien e lejes së ndërtimit për objekte ndërtimore, si vijon: 1. digat e larta dhe akumulimet e ujit, mbetjet nga minierat ose hiri për të cilat parashihet përkujdesje teknike; 2. objekte nukleare dhe objektet tjera të cilat shërbejnë për prodhimin e lëndëve nukleare djegëse, radioizotopeve, rrezatimit, deponi të mbetjeve radioaktive për qëllimet e hulumtimeve shkencore; 3. objektet për përpunimin e naftës dhe gazit, naftësjellësit dhe gazsjellësit ndërkombëtar dhe magjistral, tubacionet e gazsjellësit me shtypje mbi gjashtëmbëdhjetë (16) bar nëse kalon së paku nëpër dy (2) komuna, deponive të naftës, gazit dhe derivateve të naftës me kapacitet mbi pesëqind (500) tonë, ujësjellësit të ujit të nxehtë magjistral dhe regjional, objekteve për prodhimin e biodizellit; 4. objektet bazike për përpunimin e industrisë kimike, metalurgjisë së zezë dhe të ngjyrosur, objektet për përpunimin e lëkurës dhe leshit, objektet për përpunimin e kauçukut, objektet për prodhimin e celulozës dhe letrës dhe objektet për përpunimin e lëndës së parë të mineraleve jometale, përveç objekteve për përpunimin primar të gurëve të çmueshëm stolisësh dhe gurëve të tjerë në pajtim me rregulloren e cila përcakton listën e projekteve për të cilat kërkohet vlerësimi i ndikimit në mjedis; 5. stadiumeve për dhjetë mijë (10.000) e më shumë spektatorë, silose me kapacitet mbi dhjetë mijë (10.000) m³ objektet e institucioneve ndëshkuese korrektuese; 6. hidrocentrale dhe termocentrale me diga përkatëse me fuqi dhjetë (10) e më shume MW, termocentrale me fuqi dhjetë (10) e me shumë MW dhe termocentrale – ngrohtore elektrike me fuqi dhjetë (10) e më shumë MW si dhe largpërçues dhe trafo stacione të tensionit njëqind e dhjetë (110) e më shumë KV; 7. objektet ndër regjionale dhe regjionale të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit, impianteve për përgatitjen e ujit për pije me kapacitet mbi katërqind (400) l/s dhe impianteve për pastrimin e ujërave të zeza në vendbanimet me mbi pesëmbëdhjetë mijë (15.000) banorë ose me kapacitet dyzet (40) l/s; 8. punëve rregulluese për mbrojtje nga ujërat e mëdha në zona urbane dhe sipërfaqe rurale më të mëdha se treqind (300) ha; 9. objektet me vlerë kulturore me rëndësi të veçantë, objektet me vlerë kulturore të regjistruara në listën botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, objektet në zonat e mbrojtura në përputhje me Ligjin për objektet e trashëgimisë kulturore, objektet brenda kufijve të parqeve kombëtare, përveç shtëpive familjare, objekteve ekonomike dhe bujqësore dhe infrastrukturat e tyre kur ato ndërtohen në fshat; 10. impiantet për trajtimin e mbeturinave jo të rrezikshme, me djegie apo në mënyrë kimike me kapacitet më të madh se shtatëdhjetë (70) tonë në ditë; 11. impiantet për trajtimin e mbeturinave të rrezikshme me ndezje, me metoda termike dhe/ose fizike, fiziko-kimike dhe kimike, si dhe deponitë qendrore dhe/ose deponitë për mbetje të rrezikshme; 12. aeroportet; 13. portet e pasagjerëve, portet dhe terminalet; 14. rrugëve shtetërore të rendit të parë dhe të dytë, objekteve në shërbim të rrugëve dhe hyrjeve në komunikacion në këto rrugë dhe në kalimet kufitare; 15. infrastrukturat publike hekurudhore së bashku me lidhjet në to dhe metrotë; 16. objektet e telekomunikacionit, përkatësisht rrjetit, sistemet ose pajisjet të cilat janë të rëndësisë ndërkombëtare dhe magjistralet si dhe ato të cilat ndërtohen në territorin e dy apo më shumë komunave; 17. deponitë regjionale ose deponitë për deponimin e mbeturinave jo të rrezikshme për zona me mbi dyqind mijë (200.000) banorë; 18. objektet për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritjes energjetike me fuqi dhjetë (10) e më shume MW si dhe centralet me prodhim të kombinuar

Përshkrimi: Aplikimi për kushtet ndërtimore dhe dhënien e lejes së ndërtimit për kategorinë e III (ndërtime me rrezikshmëri të lartë dhe me interes nacional) të ndërtimeve është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Pas dorëzimit të kompletuar të aplikacionit për leje të ndërtimit, aplikuesit i dorëzohet njoftimi për vlerën e taksës administrative për leje të ndërtimit, dhe brenda periudhes 5 ditore, aplikuesi duhet ta dorëzoj dëshminë e pagesës. Pastaj fillon llogaritja e afatit kohor ku në afatin prej 45 ditë, Ministria është e obliguar të lëshoj me vendim Lejen e ndërtimit. Procedura për vazhdimin e lejes së ndërtimit është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit (për vazhdim afati kohor është 1 vit)

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informata personale rreth aplikuesit
  • Detajet rreth vendndërtimit
  • Ekipi i projektimit dhe ndërtimit
  • Detajet e ndërtimit
  • Përshkrimi i punëve ndërtimore
  • Detajet e infrastrukturës
  • Kushtet e veçanta

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 deri në 45 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Pëlqimi i shëndrrimit të tokës bujqesore në tokë ndërtimore (Kopje)
  • Certifikata mbi drejtën e pronës së palujtshme dhe kopja e planit (Origjinal)
  • Pëlqimet - Aprovimet për kyçje në shërbimet e infrastrukturës teknike (nese është e nevojshme) (Kopje)
  • Pëlqim për punë ndërtimore brenda perimetrit të trashëgimisë kulturore (nëse është e nevojshme) (Kopje)
  • Pëlqimi nga mbrojtja nga zjarri për dokumentacionin teknik (nëse ka objekt ndërtimor) (Kopje)
  • Aktin ligjor administrativ (aktvendimin) që vendos kushtet e ndërtimit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPër objektet që matën me metër katrorë, vlera e përcaktuar nga Ministria për vitin 2013 në bazë të Vendimit Nr.043/2013 është: 3.08 €/m2; (Kjo formulë aplikohet kur vlera e projektit është deri 2 milion euro) Për objektet që nuk maten me meter katror zbatohen formulat: - për projektet në vlerë investive = 2 milion euro është: 0.005•X+2300; Për projektet në vlerë investive > 2 milion euro është: 0.0008•X+20000 ( ku X është vlera e projektit) Kjo formulë aplikohet kur vlera e projektit është më e madhe se 2 milion euro)Transfer bankar 1000 4000 7000 2120