REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për kapjen ose vrasjen e shtazëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e barazpeshës natyrore dhe moslejimin e shfrytëzimit të egër të natyrës.

Përshkrimi: Edhe pse në mënyrë taksative nuk përmendet në preambulën e Udhëzimit Administrativ Nr.08/2011 i cili rregullon grumbullimin e bimeve të egra për qëllime të përpunimit dhe tregtimit në parim lejimi do të jetë i njëjtë edhe për kapjen dhe vrasjen e shtazeve. Kjo leje lëshohet me një akt (shkresë) nga Ministria në bazë të kërkesës së palës, e cila shqyrtohet ne Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit, pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me vendim e lëshon ose refuzon lejen. Nëse refuzohet leja pala udhëzohet përmes mjeteve juridike

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është e përcaktuar

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është e përcaktuar

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 Euro Transfer bankar1000400070002120