REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për grumbullimin e kërpudhave dhe pjesëve të tyre

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e barazpeshës natyrore dhe moslejimin e shfrytëzimit në mënyrë të egër të natyrës.

Përshkrimi: Kjo leje lëshohet me një akt (shkresë) nga Ministria në bazë të kërkesës së palës, e cila shqyrtohet në Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit, pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me vendim e lëshon ose refuzon lejen. Nëse refuzohet leja pala udhëzohet përmes mjeteve juridike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është e përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informata personale rreth aplikuesit
  • Numri i telefonit dhe e-mail adresa e aplikuesit
  • Informata rreth biznesit (Numri i regjistrimi të biznesit)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është e përcaktuar ende

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 Euro Transfer bankar1000400070002120