REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për eksport të mineraleve, shtresimeve ose fosileve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve që të janë të shpallura vlera të mbrojtura të natyrës dhe që ruhen në vendin e gjetjes, kurse vend gjetja gëzon mbrojtje si vlerë e mbrojtur e natyrës.

Përshkrimi: Kjo leje leshohet me një akt (shkresë) nga Ministria në bazë të kërkesës së Palës e cila shqyrtohet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor përmes vendimit lëshon apo vendos në refuzimin e lejes. Ministria e lejon marrjen nga natyra të mineraleve, fosileve dhe shtresimeve për qëllim hulumtimi shkencor, profesional, arsimim dhe ekspozim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është e përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Emri i ndërmarrjes, adresa, selia, nr. fiskal, nr. i telefonit
  • Informata të përgjithshme lidhur me planin e eksportit të mineraleve

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 EuroTransfer bankar1000400070002120