REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për hulumtimin e vend-gjetjes së mineraleve, fosileve dhe shtresimeve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve që janë të shpallura vlera të mbrojtura të natyrës që ruhen në vendin e gjetjes, kurse vend gjetja gëzon mbrojtje si vlerë e mbrojtur e natyrës.

Përshkrimi: Kjo Leje leshohet me një akt (shkresë) nga Ministria në bazë të kërkesës së palës, e cila shqyrtohet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinore përmes një vendimi lëshon apo refuzon dhënien e lejes në të cilen përcaktohen kushtet, të cilave duhet t’u përmbahet pala gjatë realizimit të hulumtimit. Mineralet në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e natyrës nuk janë lëndët minerare.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ankesa nuk lejohet në Ministri, por mund te inicohet kontest administrativ sipas Ligjit të Procedurës Adminsitrative.

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 EuroTransfer bankar1000400070002120