REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për import të mbeturinave

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejeve për import të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Procedura e lëshimit të lejes për import të mbeturinave bëhet përmes aplikimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe shqyrtimit nga ana e komisionit i cili formohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Komisioni për leje merr vendim per lëshimin ose mos lëshimin e lejes në bazë të vlerësimit të dokumentacionit. Procesverbali i komisionit për leje nënshkruhet nga kryetari dhe anëtarët tjerë të komisionit që kanë qenë pjesëmarres ne takim dhe procesin e shqyrtimit të kërkesës. Në bazë të vlerësimit nga ana e komisonit hartohet vendimi për leje dhe nënshkruhet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Data e aplikimit
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa
  • Sasia e mbeturinave

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari (Origjinal)
  • Garancioni Financiar (Origjinal)
  • Kontara mes derguesit dhe pranuesit të mbeturinave (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Dëshminë për karakteristikat e mbeturinës (Origjinal)
  • Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikim për qarkullim nderkufitar të mbeturinave sipas shtojcës I dhe II të U.A për import , eksport dhe tranzit të mbeturinave (Origjinal)
  • Deklarata sipas shtojcës IV të U.A për import, eksport dhe transit të mbeturinave e cila vërtetohet nga aplikuesi për leje (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 EuroTransfer bankar1000400070002120