REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Validimi i kualifikimeve të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është referimi i procesit të kontrollit dhe vlerësimit të kualifimit kundrejt kritereve, para marrjes së vendimit për përfshirje apo mos-përfshirje të kualifikimit në KKK.

Përshkrimi: Aplikacioni duhet të dorëzohet nga institucioni që e ka zhvilluar. Ky aplikacion duhet të përfshijë një arsyetim të hollësishëm për kualifikimit/ modulin dhe të dhënat tjera të kërkuara nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve, për përfshirje në KKK. Vlerësimi i aplikacionit bëhet nga ekipi i ekspertëve të përzgjedhur nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve. Puna e ekipit do të mbështetet nga një zyrtar i Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve dhe një përfaqësues të zhvillimit të kualifikimit. Draft-Raporti së bashku me rekomandime përmes Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve i përcillet zhvilluesit të kualifikimeve i cili mund të jep sqarime shtesë apo komente në fakte të paraqitura brenda një afati kohor të caktuar nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve. Raporti i ekipit së bashku me rekomandime dhe sqarime apo komente të bëra nga zhvilluesi i kualifikimit i përcillet Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve, i cili merr vendime për validim me vendim te shumicës. Kualifikimet/modulet pas miratimit, përfshihen në KKK dhe bëhen publike për opinionin e gjerë nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve. Procedura e paraparë për validimin e kualifikimit nuk duhet të tejkalojë periudhen prej 6 muajsh nga data e aplikimit të kualifikimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Këshilli Drejtues i AKK

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i institucionit dhe adresa
  • Titulli i kualifikimit/modulit dhe niveli në kornizën kombëtare të kualifikimeve
  • Lloji i institucionit
  • Aktivitetet kryesore të institucionit
  • Statusi i personit juridik - ofroni detaje rreth regjistrimit
  • Nëse është e licencuar si ofrues i arsimit nga MASHT, odron dëshmi:
  • Titulli i kualifikimit/modulit në kornizën kombëtare të kualifikimeve
  • Niveli i propozuar i kualifikimit/modulit në KKK
  • Lloji i kualifikimit/modulit
  • Lloji i kualifikimit/modulit
  • A ka zhvilluar (hartuar) institucioni aplikues standardet profesionale?
  • A janë të rekomanduara këto standarde profesionale nga kaap dhe a janë të aprovuara nga MASHT?
  • A e ka zhvilluar (hartuar) institucioni aplikues kualifikimin/modulin?
  • Nëse kualifikimi/moduli është zhvilluar nga ndonjë institucion rregullativ kombëtar apo ndërkombëtar, ofroni dëshmi:
  • Arsyetimi për kualifikimin/modulin/ cilat janë qëllimet?
  • Cili është grupi i synuar?
  • A ndërlidhet kualifikimi/moduli me ndonjë pjesë tjetër të profesionit, grup profesionesh apo profil profesional? nëse po, me cilat?
  • Çfarë ofron ky kualifikim; hyrje në tregun e punës, progres brenda punësimit apo progres në kualifikime tjera? Ofroni dëshmi për përfshirjen apo konsultimin e tregut të punës, industrisë apo sektorit të palëve me interes me rastin e zhvillimit të kualifikimit; A është bërë ndonjë analizë profesionale për zhvillimin e kualifikimit, nëse po, atëherë kush e ka bërë atë? Kualifikim modular/ Ofroni detaje per modulet e nevojshme per dhenien e kualifikimeve.
  • Të dhënat për drejtorin; Të dhënat për personin kontaktues për këtë aplikacion (nëse është person tjetër nga drejtori)
  • Nënshkrimi i drejtorit; Data e aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 6 muaj

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Certifikata e numrit fiskal (Origjinal)
  • Dëshmi e një mostre e certifikatës lëshohet ne bazë të mbarëvajtjes së trajnimeve (Origjinal)
  • Dokument mbi dëshmitë së kualifikimit (Kopje)
  • Dëshmi për një ambient të sigurte dhe të shëndoshë: procedurat e raportimit te incidenteve nëse ka, listën e pajisjeve te sigurisë të cilat janë në dispozicion, trajnimet për vetëdijesim shëndetësor dhe siguri për kandidatë dhe staf nëse ka. (Kopje)
  • Dokument mbi dëshmitë e gjendjes financiare të institucionit (Kopje)
  • Dëshmi për transferim të kredive (Kopje)
  • Lista e stafit menaxhues dhe profesional që përfshihen në ofrimin dhe vlerësimin e kualifikimit/modulit. (Kopje)
  • Dëshmi për procedurat e njohjes se mësimit paraprak (Kopje)
  • Dëshmi mbi menaxhimin e cilësisë së brendshme (Kopje)
  • Dëshmi mbi vlerësimin e kandidateve me nevojat e veçanta (Kopje)
  • Dëshmi mbi të dhënat të cilat e mbështesin sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të arriturave të kandidatëve (Kopje)
  • Menaxhimi i cilësisë së certifikimit (Kopje)
  • Dëshmi mbi kualifikimet dhe përvojën e stafit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa• Pagesë themelore administrative 50 euro; • Validimi i kualifikimit/modulit për kredi bazuar në standard të profesionit ndërkombëtar 2 euro; • Validimi i kualifikimit/modulit për kredi bazuar në standard të profesionit kombëtar 1.20 euro; • Rivalidimi 1 euro. • Ditën e punës së ekspertëve e paguajnë institucioni aplikues dhe është 100 euro bruto për një ekspertët, zakonisht janë dy ekspertë. Sqarim: Ekipi i ekspertëve zakonisht përmbet nga dy ekspertë vendor të fushës, por ka raste edhe 3 ekspertët të fushës, apo nga rajoni apo ndërkombëtar. Për një ekspert vendor institucioni paguan 100 euro bruto për një ditë pune, për një ekspertë nga rajoni institucioni paguan 200 euro bruto për një ditë pune, ndërsa për një ekspert ndërkombëtar institucioni paguan 400 euro bruto për një ditë pune. Transfer bankar1000400070002605

Formulari nuk është në dispozicion