REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Akreditimi i institucionit që vlerëson dhe certifikon por nuk ofron kualifikime

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është njohja zyrtare se siguruesi i arsimit të lartë dhe programet e tij përmbushin përgjithësisht standardet e pranuara të cilësisë dhe kualifikimet e tij akordohen me mbajtësit. Duhet të ekszistoj sepse fiton njohje kombëtare në vend përmes Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për sigurimin e cilësisë së mësimdhënies.

Përshkrimi: Institucioni e paraqet aplikacionin (raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin shtesë) duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). AKK përzgjedh ekipin e ekspertëve për vlerësimin e aplikacionit për akreditim. Ekipi i ekspertëve do të vlerësojë raportin e vetëvleresimit të ofruar nga institucioni aplikues, viziton institucionin aplikues, harton draft-raportin dhe bënë rekomandime, paraqet draft raportin tek AKK Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve merr vendim bazuar në rekomandimet e ekipit dhe informon institucionin aplikues. Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve merr vendimin final dhe lëshon dokumentacionin e nevojshëm duke konfirmuar statusin e institucionit. Procedura është e njëjtë për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Këshilli Drejtues i AKK

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i institucionit dhe adresa
  • Titulli i kualifikimit/modulit dhe niveli në kornizën kombëtare të kualifikimeve
  • Lloji i institucionit
  • Aktivitetet kryesore të institucionit
  • Statusi i personit juridik - ofroni detaje rreth regjistrimit
  • Nëse është e licencuar si ofrues i arsimit nga MASHT, odron dëshmi:
  • Nëse kualifikimi/moduli në fjalë tashmë është aprovuar nga Këshilli drejtures i AKK-së, odroni detaje rreth:
  • Institucioni i cili aplikon kërkon të akreditiohet:
  • Informatat rreth institucionit duke përfshirë menaxhimin dhe gjendjen finaciare
  • Pajisjet dhe materialet për kualifikim/modul
  • Stafi për ofrim dhe/ose vlerësim të kualifikimit specifik
  • Menaxhimi i cilësisë së vlerësimit
  • Të dhënat të cilat e mbështesin sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të arriturave të kandidateve
  • Menaxhimi i cilësisë së certifikimit
  • Politikat dhe procedurat për zhvillim të stafit lidhur me kërkesat për vlerësim, verifikim të brendshëm dhe certifikim
  • Politikat dhe procedurat për vlerësimin e kandidatëve me nevoja të veçanta
  • Politikat dhe procedurat e monitorimit për sigurim të mundësive të barabarta dhe përzgjedhje të drejtë të kandidatëve
  • Procedura për njohjen e mësimit paraprak, joformal dhe informal; Sistemet për njohjen dhe transferimin e kredive të arritura nga ana e kandidatëve; Realizimi i vlerësimit në një ambient të sigurtë dhe të shëndoshë; Certifikimi; Të dhënat për drejtorin; Të dhënat për personin kontaktues për këtë aplikacion (nëse është person tjetër nga drejtori); Nënshkrimi i drejtorit; Data e aplikimit.
  • Të dhënat për drejtorin; Të dhënat për personin kontaktues për këtë aplikacion (nëse është person tjetër nga drejtori)
  • Nënshkrimi i drejtorit; Data e aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 6 muaj

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit te biznesit (Kopje)
  • Certifikata e numrit fiskal (Kopje)
  • Dëshmi një moster e certifikatës (lëshohet në bazë të mbarvajtjes së trajnimeve). (Kopje)
  • Dokument mbi dëshmitë e kualifikimit (Kopje)
  • Dëshmi për një ambient të sigurtë dhe të shëndoshë: procedurat e raportimit të incidenteve (nëse ka), listën e pajisjeve të sigurisë të cilat janë në dispozicion, trajnimet për vetëdijësim shëndetësor dhe siguri për kandidat dhe staf (nëse ka). (Kopje)
  • Dokument mbi dëshmitë e gjendjes financiare të institucionit (Kopje)
  • "Lista e stafit menaxhues dhe profesional që përfshihen në ofrimin dhe vlerësimin e kualifikimit/modulit. " (Kopje)
  • "Lista e stafit menaxhues dhe profesional që përfshihen në ofrimin dhe vlerësimin e kualifikimit/modulit. " (Kopje)
  • Dëshmi për procedurat e njohjes së mësimit paraprak (Kopje)
  • Dëshmi mbi memorandume bashkëpunimi, projektet, detyrat dhe praktikat e realizuara nga kandidatët, brenda dhe jashtë institucionit (kompani, organizatë etj). (Kopje)
  • Politikat për monitorim dhe sigurim të mundësive të barabarta (Kopje)
  • Dëshmi mbi menaxhimin e cilësisë së brendshme (Kopje)
  • Dëshmi mbi vlerësimin e kandidatëve me nevojat e veçanta (Kopje)
  • Dëshmi mbi të dhënat të cilat e mbështesin sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të arriturave të kandidatëve (Kopje)
  • Menaxhimi i cilësisë së certifikimit (Kopje)
  • Dëshmi mbi kualifikimet dhe përvojen e stafit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa• Pagesa themelore administrative 50 euro; • Akreditimi fillestar i institucionit që ofron por nuk vlerëson dhe certifikon 500 euro; • Riakreditimi i institucionit që ofron por nuk vlerëson dhe certifikon 200 euro; • Ditën e punës së ekspertëve e paguajnë institucioni aplikues dhe është 100 euro bruto për një ekspert. Zakonisht janë dy ekspertë. Sqarim: Ekipi i ekspertëve zakonisht përbëhet nga dy ekspertë vendor të fushës, por ka raste edhe 3 ekspertë të fushës, apo nga rajoni apo ndërkombëtar. Për një ekspert vendor institucioni paguan 100 euro bruto për një ditë pune, për një ekspertë nga rajoni institucioni paguan 200 euro bruto për një ditë pune, ndërsa për një ekspertë ndërkombëtar institucioni paguan 400 euro bruto për një ditë pune Transfer bankar1000400070002605

Formulari nuk është në dispozicion