REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kabinet të koronografisë dhe angiografisë

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Kabinetit të Koronografisë dhe Angiografisë me aplikacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe licencën e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, shqyrtimi i dokumentacionit bëhet nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe mirret Licenca me validitet 5 vjeçar e nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë , Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Themeluesi: Emri, emri i prindit, mbiemri, adresa, telefoni, E-mali
  • Drejtori: Emri, emri i prindit, mbiemri, adresa, telefoni, E-mali
  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa dhe orari i punës së institucionit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari për aplikim; (Origjinal)
  • Statuti i institucionit; (Kopje)
  • Dokumentacioni identifikues për themeluesin e institucionit, drejtorin e intitucionit shëndetësor dhe personelin shëndetësor; (Kopje)
  • Licenca profesionale për personelin shëndetësor; (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit; (Kopje)
  • Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatëse në të cilin do të hapet institucioni shëndetësor; (Per shikim)
  • Leje nga komuna përkatëse për punën e institucionit privat shëndetësor konform ligjit për ndërtim; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Pagesa 500 Euro për aplikim; 1500 Euro për licencim; 300 Euro për ripërtëritje; Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët