REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kabinet të rezonancës magnetike

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Kabinetit të Rezonancës Magnetike me aplikacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe licencën e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, shqyrtimi i dokumentacionit bëhet nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe mirret Licenca me validitet 5 vjeçar e nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Aplikuesve dhe të Institucioneve Private Shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 dite

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Informata për veprimtarinë punuese
  • Themeluesi: Emri, emri i prindit, mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri, emri i prindit, mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari për aplikim (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Pëqimi sanitar nga komuna përkatëse në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Kopje)
  • Dokumenti identifikues dhe licenca profesionale për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetetësi Nr. 04/L-125 (Origjinal, Kopje)
  • Licenca e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi për Mbrojtje dhe Siguri Bërthamore (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 Euro për Aplikim; 1500 për Licencim; 700 Euro për Ripërtëritje; Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët