REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kabinet të stomatologjisë

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Kabinetit të Stomatologjisë me aplikacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe licencën e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, shqyrtimi i dokumentacionit bëhet nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe mirret licenca me validitet 5 vjeçar e nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe Institucioneve Private Shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit
  • Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari për aplikim (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës (Kopje)
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Licenca e lëshuar nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi për Mbrojtje dhe Siguri Bërthamore (Origjinal)
  • Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 (Origjinal)
  • Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatëse në të cilin do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 Euro Aplikimi; 800 Euro Licencimi; 300 Rilicencimi; Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët