REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për spital special

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.

Përshkrimi: Aplikimi bëhet në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore. Vlerësimi bëhet nga Komisioni vlerërsues për spitale, Shqyrtimi i dokumentacionit të aplikimit dhe formularit vlerësues nga Bordi për licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Licencës me validitet prej 5 viteve i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Aplikuesve dhe Institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit, Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i njoftimit për hyrje në aktivitetin e komunikimeve elektronike (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës (Kopje)
  • Licenca profesionale për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatese në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal)
  • Kontrata për shërbimin e morgut (Origjinal)
  • Kontrata për Menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme (Origjinal)
  • Kontrata për shërbime të kontraktuara (Origjinal)
  • Kontrata për furnizim me gjak dhe produkte të gjakut (Origjinal)
  • Dokumenti i identifikimit për themeluesin, drejtorin e institucionit shëndetësor dhe personelin shëndetësor (Kopje)
  • Shërbimet shëndetësore që ofrohen në institucionin shëndetësor sipas ICD 9 (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa Aplikimi 1000 Euro; Licencimi 3000; Ripërtëritja 1000Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët