REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për spital të përgjithshëm

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj pocedure konsiston në licencimin spitalit të përgjithshëm (hapsirën, invertarin, paisjet, personelin) më qëllim që këtyre subjekteve tu mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi si dhe per te kontrolluar cilesine e sherbimit ne keto institucione dhe per te garantuar shendetin e publikut.

Përshkrimi: Pala aplikon në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore. Vlerësimi bëhet nga Komisioni Vlerësues për spitale, shqyrtimi i dokumentacionit të aplikimit dhe formularit vlerësus nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe licencimit me validitet prej 5 vitesh i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Informata për veprimtarinë punuese

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës (Kopje)
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Forma e aplikimit (Origjinal)
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal)
  • Kontrata për furnizim me gjak dhe produkte të gjakut (Origjinal)
  • Kontrata për shërbimin e morgut (Origjinal)
  • Kontrata për Menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme (Origjinal)
  • Kontrata për shërbime (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa4000 Euro për Licencim; 1000 Euro për Aplikim; Riprerterirja 1500 Euro; Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët