REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ambulancë të terapisë fizikale

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj pocedurë administrative ka për qëllim plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe pajisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ambulancave të Terapisë Fizikale dhe kontrollimit të cilësisë së këtyre shërbimeve.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën për licencimin e ambulancës për të terapisë fizikale pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore në Minstrinë e Shëndetësisë. Kërkesa me dokumentacionin mbështetës shqyrtohet nga ana e Komisionit përkatës dhe nëse plotësohen kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi Ministri i Shëndetësisë e lëshon licencën.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për shqyrtimin e ankesave te aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Licenca profesionale, për personelin shëndetësor
  • Certifikata e regjistrimit të Biznesit
  • Dokumenti Identifikues
  • Shërbimet shëndetësore që ofrohen sipas ICD-9

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formular për aplikim (Origjinal)
  • Statuti i Institucionit shëndetësor, (Kopje)
  • Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor, (Kopje)
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal)
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Departamentin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 Euro për aplikim ; 600 Euro për licencim ; 200 Euro për ripërtërirje;Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët