REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për qendër të mjekësisë familjare

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe paisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ambulancave të Mjekësisë Familjare dhe përmes këtij procesi të kontrollohet cilësia e shërbimeve të cilat ofrohen nga këto laboratore.

Përshkrimi: Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e ambulancës specialistike të Mjekësisë Familjare, vlerësimin e bën Komisioni Vlerësues, shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin prej 30 ditësh nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vitesh.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Informata për veprimtarinë punuese

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Licenca e punës për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës (Kopje)
  • Formulari për aplikim (Origjinal)
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal)
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaAplikimi- 400 Euro; Licencimi- 600 Euro; Ripërtëritja 300 Euro;Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët