REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ambulancë specialistike

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për licencime dhe akreditime të institucione shëndetësore

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe paisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor jashtëspitalor sipas llojit të institucionit.

Përshkrimi: Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e ambulancës specialistike, vlerësimin e bënë Komisioni Vlerësues, shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin prej 30 ditësh nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vjeçare. Kërkesa me dokumentacionin mbështetës shqyrtohet nga ana e Komisionit përkatës dhe nëse plotësohen e kushtet parapara me legjislacionin ne fuqi, Ministri i Shendetësisë e lëshon licencen.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit, Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adtresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Licenca profesionale për personelin shëndetësor
  • Certifikata e regjistrimit të Biznesit
  • Shërbimet shëndetësore që ofrohen sipas ICD-9
  • Formulari i aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 (Kopje)
  • Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor (Kopje)
  • Licencat profesionale për personelin shëndetësor (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit duke përfshirë informatat shtesë mbi biznesin (Kopje)
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor (Origjinal)
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 Euro Aplikimi; 600 Euro Licencimi; 200 Euro ripërtërirja;Transfer bankar1000400070002508

Sharko formularët