REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për importin e qeseve plastike

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i procedurës sipas së cilës duhet të aplikohet për nxjerrjen e lejes për importin e qeseve të plastikës dhe të krijohen kushte për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit e njeriut.

Përshkrimi: Aplikimi për leje bëhet me kërkesë, të cilës i bashkangjiten dokumentet e nevojshme. Kërkesën me dokumentet përcjellëse e shqyrton Komisioni për përkatës i cili emërohet me vendim të Ministrit. Lejen për importin e qeseve të plastikës, Ministria e lëshon në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e aplikimit të personit. Procedura për vazhdim është e njëtë.

Baza ligjore

  • Ligji Nr.04/L‐60 për mbeturina

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet personale të parashtruesit të kërkesës
  • Infomata për llojin e Lejës- veprimtarine
  • Specifikimet për pajisjet - kapaciteti i tyre lloji

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Certifikata për import të mallrave (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion