REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për mbajtjen në internim të llojeve të shtazëve të egra vendore ose të huaja për qëllim shfaqjeje për publikun në kopshte zoologjike, akuariume, terrariume ose në hapësira të ngjashme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Parashihet me qëllim të rregullimit të mbajtjes në internim të llojeve të shtazëve të egra vendore ose të huaja për qëllim shfaqjeje për publikun në kopshte zoologjike, akuariume, terrariume ose në hapësira të ngjashme. Për të garantuar shëndetin e vizitorëve, pra shëndetin publik.

Përshkrimi: Kjo leje lëshohet me një akt (shkresë) nga Ministria në bazë të kërkesës së palës, e cila shqyrtohet në Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit. Pas këtij shqyrtimi ministri merr vendim për ta lëshuar ose jo lejen në fjalë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar

Organi i ankimimit: Ankesa nuk lejohet në Ministri, por mund të inicohet kontest administrativ sipas Ligjit të Procedurës Administrative.

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e pronarit të shtazës
  • Emri shkencor dhe në një gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës
  • Gjinia e shtazës
  • Lloji dhe shenja e kodit
  • Origjina e shtazës
  • Pershkrimi i kushteve të mbajtjes dhe kujdesit për shtazën
  • Data e fitimit të pronësisë mbi shtazën
  • Mënyra e fitimit të shtazës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është përcaktuar

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 EuroTransfer bankar1000400070002120