REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Vërtetim për lajmërim të punës deri në 30, 60 dhe 90 ditë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , Agjensia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative konsiston në ofrimin e kushteve shtetasve të huaj në Kosovë që të krijojnë marrdhënie pune me një periudhe kohore prej 30, 60 dhe 90 ditë.

Përshkrimi: Pasi që pala të ketë paraqitur kërkesen për leje qendrim të përkohshëm për qellime pune pranë Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion tek Ministria e Punëve të Brendshme ky i fundit njofton zyrtarisht Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për paraqitjen e te huajit me qëllim të punës dhe vendbanimit të përkohshëm. Në të njejtën kohë kërkesa për vertetim për lajmërim të punës deri në 30, 60, 90 ditë shqyrtohet në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës Pas shqyrtimit të kërkeses brenda një periudhe prej tri ditësh mirret vendimi për dhënien ose jo të vertetimit për lajmërim të punës deri në 30, 60, 90 ditë

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 30/60/90 ditë brenda vitit

Organi i ankimimit: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale/ Agjensia e Punësimit të Republikës së Kosovës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri personal i dokumentit të udhetimit
  • Numri i telefoni dhe email adresa e aplikuesit
  • Informata për veprimtarinë punuese

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Dokument të vlefshëm udhëtimi (Origjinal)
  • Kontratën e punës sipas ligjit të punës në Republikën e Kosovës (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (Origjinal, Kopje)
  • kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 Euro - deri në 30 ditë; 60 Euro - deri në 60 ditë; 90 Euro deri në 90 ditëTransfer bankar 1000430070006532

Sharko formularët