REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikata për trajnim të specializuar

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është zbatimi i të gjitha dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë private, më ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend.

Përshkrimi: Personi fizik parashtron kërkesë për licencim, në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net të cilës ia bashkangjet dokumentet e kompletuara që kërkohen me ligj. Shqyrtimi i lëndës bëhet nga zyrtari i standardizimit, trajnimit dhe licencimit, dhe nëse janë të plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj, i rekomandon udhëheqësin e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë, licencimin e personit fizik, me ç'rast nxjerr vendimin për licencim të personit fizik. Gjithashtu mund të aplikohet dhe për ricertifikim. Kompania private e sigurimit e licencuar në fushën përkatëse, parashtron kërkesë për ricertifikim për punëtorë të specializuar të sigurimit, organit kompetent me dokumentacion përkatës. Në këtë kategori hynë: 1. Operator i Mbrojtjes së Afërt; 2. Roja e Transportit të Parave të Gatshme (TPG); 3. Operator i Mbikëqyrjes Elektronike; 4. Menaxher i sigurimit për shërbime themelore; 5. Menaxher i sigurimit për operatorët e mbrojtjes së afërt; 6. Menaxher i sigurimit për rojet e transportit të parave të gatshme (TPG- së); 7. Menaxher i sigurimit për operatorët e mbikëqyrjes elektronike

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i palës
  • Adresa dhe vendbanimi i palës
  • Numri personal i letërnjoftimit
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Në rast të shtetësisë së huaj (Qëndrimi i përhershëm, Leja e punës në Kosovë, Numri kontaktues, E-mail, Mbiemri)
  • Në rast se aplikon kompania duhet dhe emri, adresa e kompanisë, nr. i regjistrimit të biznesit
  • Në rast ricertifikimi kërkohet dhe numri i licencës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Kopja e letërnjoftimit (Kopje)
  • Certifikata mjekësore (Origjinal)
  • Vërtetimi nga organi kompetent që dëshmon zotësinë për të vepruar (Origjinal)
  • Dokumenti nga gjykata kompetente që vërteton se nuk është nën hetime (Origjinal)
  • Certifikatën e dhënies së provimit për armë zjarri - për operatorët OMA dhe TPG (Origjinal)
  • Për ricertifikim duhet dhe kopja e licencës së punëtorit të sigurisë (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 euro / punëtor Transfer bankar 1000420070000170

Formulari nuk është në dispozicion