REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i avokatëve

Oda e Avokatëve të Kosovës

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim që të ju mundësoj avokatëve ushtrimin e të një numri të caktuar të aktiviteteve në sektorin e shërbimeve profesionale juridike.

Përshkrimi: Pala parshtron kërkesën tek Oda e Avokatëve të Kosoves. Pasiqë lënda të protokolohet atëherë e njëtja procesohet tek Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës. Këshilli Drejtues pastaj e shqyrton kërkesën dhe vendos nëse pala, respektivisht avokati, i plotëson kushtet e parapara me ligj atëherë regjistrohet në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës më ç’rast mund të ushtroj edhe aktivitete të tjera të parapara me ligjin e avokatisë së Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Regjistrimi në regjistrin e avokatëve është i përhershëm, ndërsa anëtarësimi bëhet për çdo vit

Organi i ankimimit: Oda e Avokatëve të Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Adresa e Selisë së Zyrës së Avokatit;
  • Emri dhe mbiemri, vendi i lindjes;
  • Numri personal;
  • Certifikata mbi provimin e Jurisprudencës
  • Numri i telefonit dhe email adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim (Origjinal)
  • Vërtetimi mbi aftësinë për të vepruar (Origjinal)
  • Diploma e Fakultetit Juridik në Kosovë apo diplomën nga Fakulteti Juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Origjinal)
  • Vërtetimi mbi shtetësinë e Kosovës dhe Certifikata e lindjes (Origjinal)
  • Certifikata mbi provimin e Jurisprudencës (Origjinal)
  • Vërtetimi mbi përvojën njëvjeçare si praktikant avokatie, gjykate, prokurorie apo të përvojës dyvjeçare në pozitën e juristit (Origjinal)
  • Certifikata e mjekut (Origjinal)
  • Vërtetimi i gjykatës që nuk jeni nën hetime , të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit, prokurorit ose nga ushtrimi i profesionit të avokatit (Origjinal)
  • Vërtetimi që nuk jeni në marrëdhënie pune së bashku me Deklaratën për mosekzistimin e marrëdhënies së punës që është në kundërshtim me profesionin e juristit (Origjinal)
  • Pëlqimi i dhënë nga Kryetari i Tubimit Regjional të avokatëve të OAK për regjistrim në regjionin ku avokati dëshiron të hapë zyrën (Origjinal)
  • Provimi i Etikës Profesionale për Avokat (Kopje)
  • Dëshmi për posedimin e zyrës (P.sh: Kontrata e qirasë, shitblerjes) (Origjinal)
  • Dy fotografi (format i pasaportës) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për aplikacion 20 €; Pagesë për Provimin e Etikës 150 €; Pagesë për shqyrtimin e kushteve të zyrës 150 € (paguhen para dorëzimit të aplikacionit); Pagesa licencuese 510 € (apo tri paga minimale); Anëtarësia vjetore 300 € dhe taksa AVLO 50 € - paguhen para dhënies së Betimit solemn;- Transfer bankar 1401000000882006 - Banka Ekonomike

Sharko formularët