REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim për punën e bankave të gjeneve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që në bankat e gjeneve të ruhet materiali gjenetik, popullacioni i mbikëqyrur ose i kultivuar ose pjesë të shtazëve, kërpudhave ose bimëve, veçanërisht farat, sporet, qelizat gjinore dhe materiali tjetër gjenetik, i cili administrohet me qëllim të ruajtjes së llojeve, përkatësisht të bagëtive të tyre gjenetike.

Përshkrimi: Me bankat e gjeneve administrojnë personat juridik ose fizik të autorizuar në bazë të ligjit. Autorizimin e lëshon organi i administratës shtetërore kompetent për shkencë me pëlqimin e marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Ky pëlqim lëshohet nga Ministria në bazë të kërkesës së palës, e cila shqyrtohet në Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informata personale rreth aplikuesit
  • Emri i ndërmarrjes, adresa, selia, nr. fiskal, nr. i telefonit
  • Informata rreth biznesit (Numri i regjistrimit të biznesit)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është përcaktuar ende

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 EuroTransfer bankar1000400070002120