REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për hulumtime dhe vizita arsimore në rezervatin strikt

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është evitimi i vizitave në rezervatet strikte për publikun e gjërë me qëllim të parandalimit dhe shqetësimin e botës së gjallë.

Përshkrimi: Kjo formë e lejimit bëhet me një akt (shkresë) nga Ministria pasi që pala të ketë parashtruar kërkesën e saj, e cila shqyrtohet ne Departamentin e Mbrojtjes se Mjedisit, pastaj Ministrisa e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor përmes një vendimi lëshon apo refuzon dhënien e lejes palës, në të cilën përcaktohen kushtet të cilave pala duhet t’u përmbahet gjatë realizimit të vizitës në Rezervatin Strikt të natyrës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri i telefonit dhe email adresa e aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është përcaktuar ende

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 Euro Transfer bankar1000400070002120