REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga era

Zyre e Rregullatorit të Energjisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ndërtimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë

Përshkrimi: Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar. Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i kërkesës së kompletuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Gjykata kompetente

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Aplikacioni duhet nënshkruar nga aplikuesi
  • Emri i menaxherit të përgjithshëm të ndërmarrjes
  • Adresa e menaxherit të përgjithshëm të ndërmarrjes
  • Çdo dokument i bashkëngjitur duhet të shënohet qartë me një tregues që i referohet dokumentit përkatës.
  • Emri, institucioni, nënshkrimi i autorizuar, vula
  • Treguesit financiarë
  • Asetet totale ( €), Asetet aktuale - total (€), Detyrimet - total (€), Borxhet - total (€)
  • 1. Kapitali punues - total (€) 2. Akumulime bankare - total (€). 3. Kreditë aktuale - total (€) 4. Kredi të tjera (të pakonsumuara ende) - total (€) 5. Të ardhurat (prej veprimtarive) - total (€)"

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Dëshmi për themelimin e konzorciumit, shoqatës apo partneritetit (Kontrata/Statuti i Shoqatës.) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara; (Origjinal)
  • Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik; (Origjinal)
  • Dëshmi për përfaqësuesin ligjor të autorizuar të aplikuesit (Vendimi i Bordit ose ndonjë dokument tjetër që dëshmon kompetencat e personit.) (Origjinal)
  • Dëshmi për rolin e secilit anëtar të Partneritetit lidhur me: a) Marrëveshjet financiare, b) Ekzekutimin e kontratës/ave Inxhinierike, të Prokurimit dhe Ndërtimit (IPN). Në rast se anëtarët e Partneritetit nuk sigurojnë të gjitha shërbimet kryesore për Projektin, atëherë bashkëngjisni dëshmi/kontrata për partnerët e propozuar (p.sh. furnizim me teknologji, etj.). (Origjinal)
  • Dëshmi lidhur me përvojën e aplikuesit/anëtarëve të partneritetit, sipas pikës 6 më sipër (Lista e projekteve referencë ku specifikohet vendndodhja, data e fillimit dhe data e përfundimit të projektit etj.) (Origjinal)
  • Letër mbështetje nga Banka apo të ndonjë huadhënësi. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi për mënyrën e financimit alternativ të Projektit (bashkëngjitni letrat e synimit të ndonjë huadhënësi, etj.). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi lidhur me klasifikimin e kredive të aplikuesit ose partnerëve (deklaroni përqindjen e kreditit, llojin dhe nivelin, emrin e Agjencisë Tatimore, si dhe bashkëngjisni dokumentacionin shtesë për të gjithë siguruesit e ekuiteteve). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi që konfirmon se aplikuesi dhe/ose anëtarët e tjerë të partneritetit janë entitete të krijuara si duhet, sipas ligjeve në vendin ku janë themeluar. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Raportet e audituara për 3 vitet e fundit, të vërtetuar ngqa institucioni kompetent ose nga auditorë financiar të certifikuar. (Origjinal)
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonën e zbatimit të projektit ku do të përfshihen: Përshkrimi i përgjithshëm i projektit, kushtet klimatike dhe meteorologjike për zonën e projektit sipas tipit të gjeneratorit, përshkrimi teknik zgjedhjes së cdo elementi të gjeneratorit bazuar në të dhënat e mësipërme llogaritjet në të cilat bazohen përzgjedhjet e kryera: studimi, llogaritjet dhe përzgjedhjet e paisjeve për lidhjen me sistemin e rrjetit të energjisë, studimi dhe analizë e kushteve gjeologjike- inxhinierike të zones ku do të zbatohet projekti dhe strukturën organizative të aplikuesit. (Origjinal)
  • Studimi i fizibilitetit medoemos duhet të përfshij Planin e Biznesit(Koston totale të investimeve dhe mënyrën e financimit; Vlerësimin ekonomiko – financiar të projektit) . (Origjinal)
  • Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës që do të përdoret për ndërtimin e Stabilimentit të ri (fletët poseduese, kopjet e planit, marrëveshjet/kontratat për shfrytëzim të tokës private ose publike etj.). (Origjinal)
  • Informata teknike për kyqje e lëshuar nga KEDS apo KOST varësisht prej nivelit. Marrëveshje për kyqje, varësisht prej nivelit tensionit. (Origjinal)
  • Pëlqimi Mjedisor (Origjinal)
  • Studimi i fizibilitetit medoemos duhet të përfshij Planin e Biznesit(Koston totale të investimeve dhe mënyrën e financimit; Vlerësimin ekonomiko – financiar të projektit). Kërkesa financiare: Kërkesa për Pranim në Skemën Mbështetëse, sipas Rregullës për pranim në Skemën Mbështetëse për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë. (Origjinal)
  • Burimet financiare (kapitali vetjak, huat), plani financiar: plani i përdorimit të fondeve dhe pagesës (në lidhje me planin e ekzekutimit), afatet e kthimit të huave dhe kostove financiare të shoqëruara (normat e interesit, taksat, tatimet dhe të tjera). Burimet e deklaruara të financimit ose dokumente të tjera që kanë të bëjnë me to. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për shqyrtim të aplikacioneve për autorizim: A1. Autorizim për ndërtim të kapacitetit të ri 1000 Euro A2. Rishikim ndryshim dhe modifikim i autorizimit 500 Euro Transfer bankar1000 4300 7000 8375

Formulari nuk është në dispozicion