REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim për menaxhimin e të mirave të natyrës në zonat shkëmbore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i aktiviteteve të shfrytëzimit të të mirave të natyrës, për të evituar degradimin e zonave shkëmbore dhe vendbanimeve të bimëve steno endemike.

Përshkrimi: Kur në një zonë shkëmbore planifikohet shfrytëzimi i të mirave natyrore, atëherë duhet të përgatitet plani menaxhues me ç’rast pala kërkon marrjen e pëlqimit për planin menaxhues tek Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në bazë të kërkesës së parashtruar nga Komuna përkatëse dhe e cila shqyrtohet në Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit, ministria merr vendim për dhënien ose jo të këtij pëlqimi.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Nuk ekziston ende formulari

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion