REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për organizimin e vozitjes, vozitjen dhe parkimin e automjeteve motorike

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është evitimi i dëmeve të mundshme që mund të shkaktojnë këto aktivitete në zonat e mbrojtura të natyrës.

Përshkrimi: Për organizimin e vozitjes, vozitjen dhe parkimin e automjeteve motorike - test vozitja, kros vozitja, vozitja jashtë rrugëve, vozitjet sportive, vozitjet garuese dhe promovuese të ngjashme, jashtë çdo lloji rruge, në rrugët fushore dhe stazat e rregulluara, duhet të merret leja e Ministrisë me pëlqimin e organit kompetent për punët e bujqësisë dhe pylltarisë. Për këtë qëllim, pala parashtron kërkesën me dokumentacionin përcjellës pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kërkesa pastaj shqyrtohet në Departamentin Mbrojtjes së Mjedisit. Pas këtij shqyrtimi ministria me vendim vendos për dhënien ose jo të kësaj leje.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është i përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim (Origjinal)
  • Studimi i vlerësimit të ndikimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 EuroTransfer bankar1000400070002120