REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i institucioneve mikro-financiare

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për regjistrimin e një institucioni mikrofinanciar. Përmes kësaj procedure rregullohet procesi i vlerësimit të aplikacioneve i cili bënë të mundur që vetëm ato subjekte juridike që plotësojnë kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi të lejohen të funten në këtë treg.

Përshkrimi: Të interesuarit për licencim si institucion mikrofinanciar (IMF) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-093 për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Banka Qendrore e Kosovës do të pranojë aplikacionet vetëm nëse është mbajtur një takim parashtrues. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i cili nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesëve të aksionarëve themelues. Pas kompletimit të aplikacionit nga aplikuesi, brenda 90 ditëve, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës merr vendim për miratimin ose refuzimin e aplikimit. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjin Nr. 04/L-093 për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Regjistrimi miratohet për periudhë të pacaktuar kohore

Organi i ankimimit: Gjykata Kompetente

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Institucioni Financiar Amë;
  • Kompania Aplikuese/IMF apo IFJB potenciale;
  • Përfaqësuesit e Kompanisë Aplikuese/IMF-së apo IFJB-së potenciale;
  • Pronësia e Kompanisë Aplikuese/IMF apo IFJB Potenciale (vetëm për subjektet e varura);
  • Organizimi dhe Kontrolli;
  • Objektivat e Biznesit;
  • Rreziqet;
  • Mjaftueshmëria e Kapitalit;
  • Potenciali i Vlerës së Shtuar për Sistemin Financiar të Kosovës;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formualari i aplikimit; (Origjinal)
  • Dokumentet përbërëse të IMF-së së propozuar, duke përfshirë një kopje të noterizuar apo dokumentacionin origjinal sipas të cilit është themeluar, si dhe adresën e propozuar të zyrës qendrore; (Origjinal)
  • Emrin, nacionalitetin, vendbanimin, kualifikimet, përvojën dhe historikun afarist e profesional të çdo drejtori, aksionari kryesor dhe menaxheri të lartë të IMF-së së propozuar, duke përfshirë historikun afarist dhe profesional për dhjetë (10) vitet e fundit; (Origjinal)
  • Shumën e kapitalit të autorizuar dhe të zotuar të IMF-së së propozuar, duke përfshirë shumat të cilat janë paguar dhe burimin e ligjshëm të kapitalit; (Origjinal)
  • Planin e biznesit që përfshinë, ndër të tjera, strukturën organizative të IMF-së së propozuar, llojin e parashikuar të veprimtarive, pasqyrat e parashikuara financiare për tri vite dhe, nëse ekzistojnë, pasqyrat financiare të audituara dhe raportet vjetore për dy (2) vitet e fundit; (Origjinal)
  • Listën e aksionarëve që mbajnë apo do të mbajnë pesë (5%) përqind a më shumë të aksioneve të IMF-së së propozuar dhe pronarëve përfitues të këtyre aksioneve, duke cekur emrat e tyre, adresën dhe posedimin përkatës të aksioneve; (Kopje)
  • Për çdo drejtor, aksionar kryesor, dhe menaxher të lartë të IMF-së së propozuar, dëshminë zyrtare nga Gjykata që shpalos çdo dënim për vepra penale nga Gjykata penale, dosjet personale të falimentimit, diskualifikimi nga ushtrimi i profesionit, apo përfshirjen e kaluar ose të tashme në funksion menaxhues të ndonjë korporate ose organi tjetër sipërmarrës që i është nënshtruar procedurave të paaftësisë paguese, nëse ka; (Origjinal)
  • Në çdo rast kur paraqitësi i kërkesës është një institucion financiar i huaj që propozon themelimin e një IMF-je varëse në Kosovë, duhet të sigurohet një deklaratë nga mbikëqyrësi i vendit amë se nuk ka kundërshtim rreth fillimit të veprimtarive të propozuara në Kosovë, dhe se ushtron mbikëqyrje globale financiare të konsoliduar të veprimtarisë ndaj IMF-së së huaj, nëse është e aplikueshme; (Origjinal)
  • Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5000 euroTransfer bankar 1000700010000130