REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që kandidatët të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, dhënien e provimit e dëshmojnë përmes certifikatës.

Përshkrimi: Pas publikimit të konkursit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, kandidatët e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të iu nënshtruar provimit të jurisprudencës. Komisioni përkatës pranë Ministrisë së Drejtësisë pas kontrollit të dokumentacioneve përgatit edhe vendimin se cilët kandidatë i plotesojnë kushtet për të iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës. Kandidatët të cilët kanë suksese të kalojnë provimin me shkrim dhe me gojë pas konstatimit të Komisionit marrin edhe certifikatën e provimit të Jurisprudencës të cilën e lëshon Ministria e Drejtësisë dhe e nënshkruan Ministri.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Ministria e Drejtësisë, Komisioni për shqyrtimin e ankesave

Afati i ankimimit: 8 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, emri i prindit dhe mbiemri;
  • Data e lindjes dhe vendlindja e kandidatit,
  • Data dhe nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Diplomë/Certifikatë shkollimi me sistem katër vjeçar, Bachelor dhe Master. (Kopje e vertetuar)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetimi i përvojës së punës (1 vit ne gjykate, prokurori, ode të avokatëve ose 2 vite në institucione pune juridike) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 EuroTransfer bankar 1000400070003470

Formulari nuk është në dispozicion