REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i institucioneve financiare jo bankare

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për regjistrimin e një institucioni financiar jobankar. Përmes kësaj procedure rregullohet procesi i vlerësimit të aplikacioneve i cili bënë të mundur që vetëm ato subjekte juridike që plotësojnë kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi të lejohen të futen në këtë treg.

Përshkrimi: Të interesuarit për licencim si institucion financiar jobankar (IFJB) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-093 për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Banka Qëndrore e Kosovës do të pranojë aplikacionet vetëm nëse është mbajtur një takim parashtrues. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruar nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 04/L-093 për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, Rregulloren për Regjistrimin, Mbikëqyrjen dhe Vepritmaritë e Institucioneve Financiare Jobankare si dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Regjistrimi miratohet për periudhë të pacaktuar kohore

Organi i ankimimit: Gjykata Kompetente

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Institucioni Financiar Amë;
  • Kompania Aplikuese/IMF apo IFJB potenciale Përfaqësuesit te Kompanisë Aplikuese/IMF-së apo IFJB-së potenciale;
  • Pronësia e Kompanisë Aplikuese/IMF apo IFJB Potenciale (vetëm për subjektet e varura);
  • Organizimi dhe Kontrolli;
  • Objektivat e Biznesit;
  • Rreziqet;
  • Mjaftueshmëria e Kapitalit;
  • Potenciali i Vlerës së Shtuar për Sistemin Financiar të Kosovës;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formualari i aplikimit; (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit; (Kopje)
  • Biznis planin duke perfshirë veprimtarinë bankare dhe pasqyrat e planifikuara për tri vite (Origjinal)
  • Kopje e politikave dhe procedurave të Institucionit; (Origjinal)
  • Listën e tarifave për ofrimin e shërbimeve të planifikuara; (Origjinal)
  • Dokumentacioni për shfrytëzimin e sisitemit operativ të teknologjise informative; (Origjinal)
  • Deklaratë nga mbikëqyrësi i jashtëm që e aprovon për themelimin e Institucionit në Kosovë, nëse institucioni është i mbikqyrur jashtë Kosovë (Origjinal)
  • Informata për kapitalin e zotuar dhe të autorizuar; (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5,000 Euro dhe 2,500 Euro për zyrë të këmbimit të valutaveTransfer bankar1000700010000130