REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për terminale

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave të licencimit dhe rregullon veprimtarinë e terminaleve të cilët ofrojnë në mënyrë specifike shërbime të ngarkimit, shkarkimit dhe deponimit të mallrave.

Përshkrimi: Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet nga personi i autorizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Sekretari, pas konsultimeve me Kabinetin e Ministrit emëron komisionin i cili bën verifikimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës si dhe verifikimin e përputhshmërisë së gjendjes së paraqitur në dokumentacion me gjendjen faktike. Nëse komisioni vërteton se terminali nuk i plotëson kushtet e parapara administrative dhe teknike, apo nëse dokumentacioni i nevojshëm nuk është plotësuar sipas kërkesës komisioni përmes një konstatimi i lejon aplikuesit afat shtesë për plotësimin e kushteve jo më gjatë se 15 ditë. Komisioni pas momentit të vlerësimit të lëndës përgatitë rekomandimin për aprovim të licencës nëse personi juridik ka plotësuar kriteret ligjore. Pas nënshkrimit të licencës nga Ministri, lënda procedohet tek Departamenti përkatës për të informuar personin juridik në formë shkresore për aprovimin apo refuzimin e licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri i telefonit dhe email adresa e aplikuesit
  • Të dhënat lidhur me objektin e terminalit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesën e cila duhet të përmbajë emrin, selinë, adresën, numrin e telefonit të subjektit dhe fletëpagesën në vlerë prej 50 Euro (Origjinal)
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se objekti posedon lejen për kyçje në rrugë të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës për rrugët që menaxhohen, mirëmbahen dhe mbikqyren nga Ministria (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Planin e objektit me infrastrukturë përcjellëse (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi mbi kompetencën profesionale (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi e lëshuar nga gjykata kompetente se menaxheri nuk ka pengesa ligjore (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë për plotësimin e kriterit për besueshmërinë financiare (Origjinal)
  • Dëshminë e lëshuar nga Gjykata kompetente për ngastren se nuk ka pengesa ligjore apo kontestimore ku është i vendosur objekti dhe i tërë lokacioni operues (Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se ka të punësuar së paku 1 (një) person të certifikuar për manipulim me mallra të rrezikshme (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa300 Euro marrja e LicencësTransfer bankar 1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion