REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licenca per Transportin e Mallrave të Rrezikshme

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencave për të cilat ushtrojnë veprimtarine e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme. Kështu synohet të parandalohet rreziku, të shtohet mbikqyrja dhe të sigurohet transporti i mallrave të rrezikshme të cilat me vetitë e tyre paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin.

Përshkrimi: Aplikacioni dhe dokumentacioni i operatorëve që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme, dorëzohen në Ministrinë e Infrastrukturës. Dokumentacioni dorëzohet nga drejtori ose personi i autorizuar. Komisioni i emëruar nga Ministria e Infrastrukturës e verifikon dhe vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit (Kopje)
  • Të ketë në pronësi zyrën administartive (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmitë e lëshuar nga Gjykata Themelore se pronari i biznesit - pronari ose menaxheri biznesit nuk ka pengesa ligjore të zhvillojë veprimtarinë në lëmin e transportit; (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi se operatori i transportit të mallrave të rrezikshme nuk është në falemintim dhe likuidim; (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se menaxheri i operatorit plotëson kriterin e kompetencës profesionale ose të ketë një të punësuar i cili plotëson këtë me kontratë - minimum 1 vit; (Origjinal, Kopje)
  • Dëshmi që operatori plotëson kriterin e besueshmërisë financiare; (Kopje)
  • Certifikatën e kontrollit teknik jo më e vjetër se 6 muaj (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se e ka të kryer tatimet komunale (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka pengesa administrative-fiskale për ushtrimin e veprimtarisë (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën e Kontrollit të automjetit për transportin e mallrave të rrezikshme (Origjinal)
  • Certifikatën për drejtuesin e automjetit të mallrave të rrezikshme, të shoqëruar me vërtetimin e kontributeve pensionale (Origjinal)
  • Të ketë vend-parkingun e automjeteve të mallrave të rrezikshme në pronësi apo me qira, (Origjinal)
  • Të ketë automjetin në pronësi minimum 40 ton të regjistruar dhe siguruar në Kosovë (Origjinal)
  • Automjeti me veprim motorik (koka e automjetit) duhet të jetë e shënuar në të dy anët me mbishkrimin e emrit të firmës me dimensione 20x40 c (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa300 Euro marrja e Licencës, 50 Euro aplikimiTransfer bankar1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion