REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për infermierë për kuadrin e mesëm

Ministria e Shëndetësisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi dhe licencimi i veprimtarisë së pavarur shëndetësore në territorin e Kosovës.

Përshkrimi: Pala aplikon pranë Departamentit për Zhvillime Strategjike Shëndetsore në Ministrinë e Shëndetësisë pastaj nga ky departament lënda dergohet në zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim(BQRL) të infermjerve të kuadrit të mesëm. Bordi i përcakton anëtarët për Komision dhe afatin kohor për shqyrtim. Komisioni i shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesat dhe mer vendim për lëshim të licencës. Licenca nënshkruhet prej Kryetarit të Bordit dhe Ministrit. Procedura për vazhdimin e licencës bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ por nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara në këtë Udhëzim për zbatimin e tij, andaj vazhdimi i këtyre lejeve/licencave në bazë të zgjidhje së gjetur për momentin nga Ministria Shëndetësisë është përmes vendimit të posaçëm

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri. Mbiemri i vajzërisë, mbiemri martesor
  • Data e lindjes dhe vendi
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • Emri i shkollës së kryerjes, vendi dhe data e diplomimit
  • Nënshkrimi nga ana e aplikuesit
  • Data e aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë+ 5 ditë paisja me certifikatë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Diploma (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimi i praktikës profesionale (Kopje e vertetuar)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 euroPagesa në cash 1000400070002508

Sharko formularët