REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për futjen, ri-futjen e llojeve bimëve të egra

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i masave për vlerësimin e rrezikut nga futja (introduktimi) i llojeve të huaja në natyrë, ri futje (riintroduktimi) i llojeve të egra të zhdukura vendore dhe kultivimi i llojeve të huaja të egra.

Përshkrimi: Personi juridik ose fizik (parashtruesi kërkesës) është i obliguar të hartoj studimin në të cilin paraprakisht kryhet vlerësimi i rrezikut nga futja, rifutja dhe kultivimi i llojeve të bimëve të egra. Kërkesa me studim i drejtohet Ministrisë e cila të njëjtën e dërgon në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës për dhënien e mendimit profesional. Instituti mendimin e kërkuar e harton në afat prej 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës. Dëgjimi i publikut zgjat 30 ditë, merren parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e publikut nëse dërgohen dhe pas këtyre procedurave Ministria nxjerr vendim për lejimin ose refuzimin për futjen rifutjen ose kultivimin e llojeve të egra.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është e përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Nuk është e përcaktuar ende

Afati i ankimimit: Nuk është e përcaktuar ende

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës
  • Adresa dhe vendi
  • Emri shkencor i llojit
  • Emri i llojit në gjuhën zyrtare nëse ekziston

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është e përcaktuar ende

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i kërkesës (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Studim për vlerësimin e rrezikut nga futja dhe rifutja e llojeve të egra të zhdukura (Origjinal)
Pa pagesë