REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për infermier dhe mami

Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Zhvillime Strategjike Shëndetsore

Qëllimi: Kjo procedurë bëhet për të siguruar licencimin i Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë Shëndetësorë si kusht për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur shëndetësore për të garantuar cilësinë e shërbimit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Përshkrimi: Personi i interesuar aplikon në zyret e Odës së Infermierëve të Kosovës, ku është Komisioni i cili i shqyrton lëndët e pranuara nga Administrata. Komisioni e shqyrton lëndën në afat kohor prej 15 ditësh dhe nxjerr vendimin për procedim të mëtutjeshëm nëse lënda i plotëson kriteret e kërkuara.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Gjyqi i nderit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit aplikues, Emri i prindit dhe mbiemri i personit aplikues
  • Data e lindjes dhe vendi
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • Vendi dhe data e diplomimit
  • Detajet mbi vendin e punes, emri i institucionit shendetesor,detajet e punesimit
  • Specializimi (lloji)
  • Data e specializimit
  • Emri dhe mbiemri, nënshkrimi, data e aplikimit.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Diploma (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e provimit te licences (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Dy foto (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 euroTransfer bankar1701001600081465

Formulari nuk është në dispozicion