REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë sipas kategorive A,B,C dhe D për stacione të autobuzëve

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencës, kategorizimin dhe tarifat për peronizim të autobusëve si dhe synohet zhvillimi i transportit të rregulltë dhe të sigurtë të udhëtarëve.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën për Licenca sipas kategorive A,B,C dhe D për stacione të Autobusëve, pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta nënshkruhet nga Ministri i Infrastrukturës ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licenca më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit (Kopje)
  • Dëshminë që e ka në pronësi ose me qira (së paku në kohëzgjatje sa është afati i licencës) (NUK KA)
  • Dëshminë e lëshuar nga Gjykata Themelore se personi juridik (Stacioni i Autobusëve) nuk ka pengesa ligjore për të ofruar shërbime për transportin e udhëtarëve dhe operatorët transportues (Origjinal)
  • Ngastra e tokës së Stacionit të Autobusëve duhet të jetë e rrethuar (Per shikim)
  • Hapësirë të mjaftueshme për lëvizje të autobusëve me sinjalizim vertikal dhe horizontal (Origjinal)
  • Mbishkrimi i stacionit të autobusëve (Origjinal)
  • Kushtet teknike të përcaktuara me Udhëzim Administativ sipas Aplikimit për Licencë (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaLicenca B=1000€, Licenca C=500 €; aplikime ka me shume për Licencën C 50 Euro aplikimiTransfer bankar1000430070003710