REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi (provimi) i psikologëve klinik

Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Zhvillime Strategjike Shëndetsore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është nënshtrimi në provimin i cili është kusht për t'u licencuar psikologu klinik si profesionist shëndetësor dhe njëherit për të garantuar cilësinë e këtij shërbimi tek publiku.

Përshkrimi: Personi i interesuar aplikon për provim në Zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim . Bordi i lartëcekur i përcakton anëtarët për Komisionin për certifikim të mjekëve. Aplikuesi i nënshtrohet provimit në psikologji, abnormaliteti, metodat themelore të intervenimit, instrumentet psikometrike klinike (Psikodiagnostika), metodat e hulumtimit në psikologjinë klinike, çështja etike dhe ligjore. Komisioni i provimit të licencës në afat prej 15 ditëve e cakton datën e provimit dhe në afat prej 5 ditëve pas mbajtjes së provimit kandidatëve të sukseshëm ju lëshon certifikatën e provimit të licencës.

Baza ligjore

  • LIGJI Nr. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI
  • Ligji Nr.2004/4 për Shëndetësi i shfuqizuar me Ligjin Nr. 04/L-125 për shëndetësi Neni 89 Gazeta Zyrtare e Institucioneve Përkohshme Vetëqeverisjes në Kosovë / Prishtinë / Viti II / Nr.15/ 1.08.2007

Vlefshmeria e lejes: I përhershëm

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror për Regjistrime dhe Licencime

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Telefoni
  • Vendbanimi
  • Data dhe vendi i diplomimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë + 5 ditë paisja me certifikatë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Diploma e noterizuar (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimi i Praktikës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 euroTransfer bankar 1000400070002508

Sharko formularët