REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për biolog aplikativ

Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Zhvillime Strategjike Shëndetsore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ofrimi dhe garantimi i cilësisë së shërbimit të biologut aplikativ për publikun.

Përshkrimi: Personi i interesuar aplikon në Zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim për licencimin e biologëve aplikativ, Bordi i lartëcekur i përcakton anëtarët për Komision dhe afatin kohor për shqyrtim. Komisioni i shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesat dhe merr vendim për lëshim të licencës. Licenca nënshkruhet prej Kryetarit të Bordit dhe Ministrit. Vazhdimi zakonisht bëhet cdo vit, por kjo kategori akoma nuk është rregulluar me akt nënligjor, por vetëm me vendim të Qeverisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror per Regjistrim dhe Licencim

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit, Emri i Prindit, Mbiemri
  • Data e lindjes dhe vendi
  • Numri personal
  • Adresa
  • Numri i tefefonit
  • Vendi dhe data e diplomimit
  • Emri dhe mbiemri, nënshkrimi, data e aplikimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë+ 5 ditë paisja me certifikatë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Diploma (Kopje e vertetuar)
  • Provimi i licencës (Kopje)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Dy foto (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa35 euroTransfer bankar 1000400070002508

Sharko formularët