REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Mjekë për aplikantët e huaj

Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Zhvillime Strategjike Shëndetsore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është licencimi i mjekëve qytetar jo kosovar, si kusht për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur shëndetësore në territorin e Kosovës, në mënyrë që të garantohet cilësia e këtij shërbimi për publikun

Përshkrimi: Përfaqësuesi i Spitalit aplikon në Zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim për licencimin e mjekëve qytetar jo kosovar. Bordi i lartëcekur i përcakton anëtaret për Komision dhe afatin kohor për shqyrtim. Komisioni i shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesat dhe merr vendim për lëshimin e licencës për qytetar jo kosovar në kohëzgjatje për një vit. Procedura është e njëtë edhe për vazhdim, por vazhdimi është vetëm për 1 vit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i Instutucionit
  • Adresa
  • Emri dhe mbiemri i përfaqësuesit të institucionit
  • Emri dhe mbiemri i profesionistit shëndetësor dhe lëmia e specializimit, mjekë ose infermier .

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë e Institucionit e protokoluar në arkivë (Origjinal)
  • Diploma e fakultetit e nostrifikuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë kurse specializimi i nostrifikohet ne Ministrinë e Shëndetësisë (Kopje e vertetuar)
  • Planprogrami i specializimit i përkthyer nga përkthyes të autorizuar (Origjinal)
  • Letërnjoftimi i përkohshëm (Origjinal)
  • Vërtetimi i validitetit të specializimit ku vërtetohet se a është specializimi valid nga vendi që vjen. (Origjinal)
  • Të gjitha dokumentet e lartëcekura duhet të jenë të përkthyera nga personi i autorizuar dhe të noterizuara. (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa150 EuroTransfer bankar 1000400070002508

Sharko formularët