REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim për themelimin e Zonës Ekonomike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Zonave Ekonomike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar se toka ku planifikohet të ndërtohet zona ekonomike, duhet të ketë të definuar pronën, duhet të mos jetë tokë bujqësore, të mos jetë pjesë e trashëgimisë kulturore, të mos jetë e pasur me miniera e minerale, të mos ketë veprimtari që e ndotin ambientin, të ketë mundësi qasje në rrugë, të ketë plan për trajtimin e ujërave të zeza, etj.

Përshkrimi: Inicuesi për krijimin e Zones ekonomike, fillimisht duhet të kompletojë dokumentacionin dhe ti dorëzojë tek Agjencia për Përkrahjen e Zhvillimit të Sektorit Privat. Agjencia pas shqyrtimit të dokumentacionit jep rekomandimin (pozitiv ose negativ) Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, i cili duhet të marrë vendim për krjimin e zonës ekonomike, apo refuzimin e themelimit të saj. Kur inicues është Ministria atëherë procedohet për Qeveri, ndërsa kur inicuese është komuna, atëherë krijimi i zonës ekonomike përfundon me pëlqimin e dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 99 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat e Iniciuesit/zhvilluesit të zonës ekonomike
  • Informata mbi Zonën Ekonomike
  • Dokumentet e nevojshme për krijimin e Zonës Ekonomike:
  • Numri i bizneseve që planifikohet të vendosen në kuadër të Zonës Ekonomike
  • Numri i të punësuarve
  • Ambienti social - ndikimi i zonës në zhvillimin e rrethinës ku vepron
  • Personi kontaktues i autorizuar
  • Informata tjera të nevojshme për iniciuesin

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Në rast se inicuesi është institucion publik duhet t’ia bashkangjet vendimin, ndërsa kur inicuesi është subjekt tjetër juridik duhet të bashkangjet statutin; (Origjinal)
  • Arsyeshmëria (Studimi i fizibilitetit) për krijimin e Zonës Ekonomike (Origjinal, Kopje e vertetuar, Kopje)
  • Dëshmi mbi pronësinë apo posedimin/kontratën e shfrytëzimit (Origjinal)
  • Plani rregullues urban komunal (Kopje)
  • Pëlqimin nga institucionet përgjegjëse: (Origjinal)
  • Dëshminë që ka zhvilluar konsultimet me publikun. (Origjinal)
  • Projekti ideor i Zonës Ekonomike. (Origjinal, Kopje e vertetuar, Kopje)
  • Plani investues, (Origjinal)
  • Kohëzgjatja e operimit të Zonës (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Projekt për trajtimin e ujërave të zeza; (Origjinal)
  • Projekt për furnizim me ujë; (Origjinal)
  • Projekt për furnizim me energji elektrike - zgjidhje teknike (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesëTransfer bankar

Formulari nuk është në dispozicion