REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për krerë meshkuj për riprodhim natyral të kafshëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë Blegtoriale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mundësimi i mbarësimit artificial sipas standarteve të përcaktuara nga ligji për të garantuar shëndetin e kafshëve.

Përshkrimi: Pas kompletimit të dokumentave të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë, pala plotëson me shkrim kërkesën e parashtruar për aplikim për licencë dhe të nëshkruar e dorëzon në arkivë ku edhe bëhet protokolimi i saj, pas njoftimit të inspektorëve regjional kryhet inspektimi dhe lëshohet procesverbali nga ana e inspektoreve dhe vazhon më tutje procedura për shqyrtimin e lëndës nga Komisioni i Përhershëm prej 5 anëtarëve në kuadër të Departamenit të Prodhimtarisë Blegtoriale për Mbarështimin e kafshëve i themeluar nga Ministria dhe pas vlerësimit, merret vendimi për licencë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Adresa vendi dhe komuna;
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa;
  • Data e aplikimit dhe nënshkrimi;
  • Përshkrimi i aktivitetit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni i kërkesës i plotësuar dhe i protokoluar; (Origjinal)
  • Certifikatën e pjesëmarrjes në trajnime/vetëm për teknik; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaNuk aplikohet taksa pasi që nuk është e përcaktuar Pagesa në cash nuk ka

Formulari nuk është në dispozicion