REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, niveli superior

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Qëllimi: Pajisja e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare me licencë (niveli superior)

Përshkrimi: Sipas kornizës ligjore aktuale, secili ofrues i angazhuar në shërbimet sociale dhe familjare ka të drejtë të paraqesë kërkesë për t’u pajisur me licencë Aplikimi bëhet në zyrën e sekretarisë se Këshillit të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare. Pas një numri të aplikacioneve sekretaria e këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare, në koordinim me kryetarin e komisionit të licencimit, caktojnë datën dhe rendin e ditës se takimit. Ne takim shqyrtohen kërkesat dhe merret vendimi për aprovim ose refuzim për secilin rast veç e veç dhe me këtë sekretaria e KPSHSF-së njofton parashtruesit e kërkesës për tërheqjen e vendimeve përkatëse

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, Emri i Prindit, Mbiemri
  • Statusi civil
  • Datëlindja, vendi i lindjes, komuna
  • Adresa e vendbanimit
  • Numri personal
  • Shtetësia:
  • Numri i telefonit dhe email adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për licencë, (Origjinal, Kopje)
  • Biografia - CV (Origjinal, Kopje)
  • Dëshmia për përgatitje profesionale (Diploma e vërtetuar), (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia e përvojës në shërbimet sociale dhe familjare, (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia se nuk është nën hetime apo i dënuar (Origjinal)
  • Letër-rekomandim nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë për shërbimet e kryera në vitin e fundit (Origjinal)
  • Dokumenti i identifikimit (kopje), (Kopje)
  • Dëshmia për pagesën e taksës së licencës në vlerë prej 5.00 €. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 €uroPagesa në cash 1000430070006532

Sharko formularët