REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistri i Lejeve dhe Licencave është

Ja si mund të gjeni një leje apo licencë apo të hulumtoni në portalin e internetit:

  1. Në Ballinë keni mundësi të shihni lejet e reja në regjistër, lejet më të shikuara dhe insitucionet më të shikuara.
  1. Kërkimin mund ta nisni duke përdorur një fjalë kyçe apo frazë të cilën e zgjedhni vetë në faqen “Ballina” apo në faqen “Kërko”. Shkruani fjalën kyçe në dritare dhe shtyp butonin “Kërko”. Lejet e licencat e identifikuara do të shfaqen. Tutje, mund ta rafinoni kërkimin tuaj më tej duke përdorur dritaren “Filtro kërkimin” nëpërmjet titullit, institucionit, aktivitetit apo ligjit.
  1. Ju mund të zgjidhni të shihni të gjitha lejimet sipas Institucionieve, Aktivtiet dhe Ligjeve duke klikuar në tabin “Shfleto”. Gjithashtu keni opsionin të nxirrni listën e të gjitha lejeve e licencave. Krahas cdo kategorie në kllapa shfaqet numri total i të gjitha lejimeve të përfshira në atë kategori. Për të parë listën e lejimeve në njërën nga kategoritë, kliko në titullin e kategorisë dhe lejet e identifikuara do të shfaqen.
  1. Lista e aktiviteteve është marrë sipas katergorizimit të sektorëve në NACE2. Një lejim mund të jetë i përfshirë në më shumë se një aktivitet. Ndarja e lejimeve nëpër aktivitete është bërë vetëm për ilustrim të përgjithshëm dhe mund të përmbajë pasaktësi pasi institucionet që lëshojnë lejimet nuk e bëjnë këtë kategorizim.
  1. Kur dëshironi të hapni një nga lejet e identifikuara, klikoni në titullin e saj dhe do të gjeni informacion të detajuar mbi:
  1. Në faqen e secilës leje në anën e djathtë mund të përdorni butonin “Print” për të prituar të gjithë informacionin e lejes në një dokument.
  1. Në faqen e secilës leje, nëse klikoni mbi emrin e institucionit që e lëshon lejen, do të dërgoheni tek web-faqja e atij institucioni.
  1. Në faqen “Burime – Statistika” do të gjeni informacion krahasimor mbi numrin e lejeve/licencave në secilin institucion dhe sipas aktiviteteve.
  1. Nëse dëshëroni të dërgoni një koment mbi informacionin e gjetur në regjistër, mund të na kontaktoni nëpërmjet faqes “Komente”.